LAJMI I FUNDIT:

SPGNM: Të drejtat e punës në media, përfaqësohen statistikisht në mënyrë të gabuar

SPGNM: Të drejtat e punës në media, përfaqësohen statistikisht në mënyrë të gabuar

Të drejtat sindikale dhe të drejtat e marrëdhënies së punës në mediat e Maqedonisë përfaqësohen në nivel të gabimit statistikor prej vetëm 3,5 për qind, tregon monituringu për njoftim të mediave i zbatuar nga ana e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Nëpunësve Mediatikë (SPGNM) i zbatuar në periudhën nga shkurti deri në prill të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në periudhën kohore nga tre herë për një javë ose gjatë 21 ditëve në shtatë media që ishin ndjekur janë publikuar gjithsej 2.818 përmbajte gazetareske, më saktë tekste apo TV-kronika, prej të ciave vetëm 100 kanë të bëjnë me temat në interes të këtij monituringu. Përveç kësaj mediat pothuajse nuk njoftojnë për këto çështje, ndërsa kur hapen të tilla tema, në të shumtën e rasteve informimi i opinionit është sipërfaqësor, pa hyrë në analizë”, njoftojnë nga SPGNM, raporton AIM.


Ata theksojnë se në temat e analizuara kanë qenë edhe temat që përfshinë këto 100 kronika gazetareske dhe rezultati është se madje 46 për qind e tyre, që në numër apsolut është 46 tekste apo kronika , kanë të bëjnë me të drejtën e pagës, 16 për qind informojnë për tema lidhur me sigurinë në punë, nga 13 për qind i trajtojnë diskriminimin dhe kushtet në punë, ndërsa mobingu, pushimi vjetor dhe shkarkimet nga puna paraqiten në vetëm tre për qind të teksteve apo kronikave gazetareske. /Telegrafi/