LAJMI I FUNDIT:

Spërkatja kundër mushkonjave nuk jep rezultate në Shkup

Spërkatja kundër mushkonjave nuk jep rezultate në Shkup

Banorët e Shkupit edhe këtë verë ballafaqohen me pickime të mushkonjave. Qyteti i Shkupit ndërmerr aksionin e pestë për asgjësimin e insekteve. Këtë herë spërkatja do të bëhet për mushkonjat e mëdha e jo edhe për lavrat. Prej sot, spërkatet me automobil nëpër rrugët e Shkupit pasi për këtë vit, ka mbaruar spërkatja nga avioni.

Sipas marrëveshjes së Qytetit, spërkatja kundër mushkonjave të mëdha do të mbarojë këtë javë kurse në Shkup këtë verë do të mund të bëhet edhe një spërkatje, për asgjësimin e lavrave të mushkonjave. Nëse ka nevojë për spërkatje shtesë, duhet të bëhet aneks- marrëveshje me kompaninë me të cilën është lidhur marrëveshja e dezinfektimit për këtë dhe vitin e ardhshëm, sqarojnë për Alsat nga Qyteti i Shkupit.


“Ka pasur reshje ekstreme dhe të pazakonta gjatë kësaj vere dhe si rezultat ekspertët pohojnë se janë krijuar kushte natyrore për riprodhimin e pakontrolluar të mushkonjave. Për këtë arsye, Qyteti i Shkupit realizoi një dezinksektim të jashtëzakonshëm me avion me spërkatjen e mbi 10 mijë hektarëve dhe u përfshinë të gjitha 54 vatrat e mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Vetëm një javë më parë, kryetari i Shkupit Petre Shilegov pohoi se spërkatja e shpeshtë kundër mushkonjave mund të ndikojë në shëndetin e qytetarëve.

“Rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik janë që spërkatja me insekticide, nëse është e shpeshtë, mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve, gjë që mendoj se duhet të merret parasysh. Kjo është arsyeja pse u zgjodh të kemi një pushim prej dhjetë ditësh- deklaroi Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit.

Këtë vit në Shkup për herë të parë kundër mushkonjave është spërkatur në muajin maj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori