Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e djeshme (e hënë) u organizua një event mode.

Në spektaklin "Miss & Mister Big Brother" pati sfilata të ndryshme nga banorët.


Në juri ishin Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe Egli Tako, të cilët në fund shpallën fituesit.

Selin Bollati u shpall "Miss Big Brother", ndonëse Alessio u zgjodh "Mister BBV 5".

Mateo Borri u shpall "Mister plazhi", "Miss buzëqeshja" shkoi për Greta Kazazin, "Miss plazhi" u zgjodh Juela Nikolli dhe "Miss eleganca" Brikena Selmani.

Në Big Brother u krijua një atmosferë e jashtëzakonshme, ku pati edhe performanca e momente të bukura.

Spektakli duhet theksuar se ishte nën udhëheqjen e prezantuesit Ardit Murataj. /Telegrafi/