Prishtina ka vazhduar me fitore, teksa ka marrë të pestën radhazi, duke mposhtur Drenicën 3-4.

Prishtina e nisi për mrekulli ndeshjen, kur në minutën e tretë Hamdi Namani shënoi pas asistimit nga Mario Ilievski për 0-1.


Në minutën e 16-të, sërish kryeqytetasit shënuan, ku kësaj radhe Veliu përfitoi nga asistimi i Ilievskit për 0-2.

Prishtina nuk u ndal dhe në minutën e 36-të talenti Zeqiri realizoi për 0-3 ku me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Prishtina gjeti golin e katërt, derisa Valmir Veliu realizoi të dytin personal në këtë takim.

Pas golit të Prishtinës filluan vendasit të vijnë në shprehje duke realizuar Genc Hamiti për 1-4.

Jeton Krasniqi shënoi për 2-4, dhe kuqezinjtë filluan ofensivën në drejtim të portës bardhekaltër.

Krejt në fund të ndeshjes Igball Jashari shënoi për rezultatin përfundimtar 3-4.

Drenica kësisoj pëson humbjen e tretë radhazi, derisa Prishtina merr fitoren e pestë radhazi.

Me këtë fitore Prishtina ndodhet e vetme në krye me 22 pikë, ndërsa Drenica zë vendin e pestë me 11 sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app