Kosova po shkëlqen në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Suedisë.

Pas golit të Elvis Rexhbecajt, “Dardanët” nuk u ndalen dhe me një paraqitje shumë të mirë dhe të disiplinuar vazhduan tutje.


Nuk vonoi shumë dhe yjet e Kosovës realizuan edhe të dytin në minutën e 38-të, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Albion Rrahmani kombinoi me Vedat Muriqin, të cilit i riktheu topin në zonë. Sulmuesi i Spartës asistoi sërish për “Piratin”, që me një goditje të fuqishme nga 20 metra mposhti portierin Robin Olsen për rezultatin 2-0.

Kosova po zhvillon një ndeshje të madhe, me lojtarë të përqendruar, lojë të bukur dhe tifozë fantastikë që po krijojnë atmosferë elektrizuese në Prishtinë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app