LAJMI I FUNDIT:

Specialja rrit numrin e avokatëve të akredituar

Specialja rrit numrin e avokatëve të akredituar

Pas propozimit për aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga prokurori i Specializuar i Hagës, ky institucion sot ka akredituar edhe avokatë të tjerë për të mbrojtur të dyshuarit, të akuzuarit, apo viktimat.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e Prokurorisë së Hagës.


Lista e tanishme përmban 179 juristë.

Komunikata e plotë:

“Sot, e mërkurë, 24 qershor 2020, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shtuar emra të rinj në Listat e Mbrojtësve. Juristët që e kanë emrin në listë mund të zgjidhen për të përfaqësuar të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash, apo këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit. Listat publike përmbajnë emrat e 179 juristëve nga Kosova, Serbia dhe një numër shtetesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden publikisht në faqen e internetit të DHSK-së.

Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Lexo po ashtu Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Listat publike përmbajnë emrat e 179 juristëve nga Kosova, Serbia dhe një numër shtetesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden publikisht në faqen e internetit të DHSK-së.

Ky është raundi i shtatë i shpalljeve. Listat publike të mbrojtësve janë publikuar.

Që nga nëntori i vitit 2017, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta për pranim. Vlerësimi i kërkesave dhe procesi i pranimit të mbrojtësve do të vazhdojnë edhe më tej. Me vijimin e procesit të vlerësimit, Listat e Mbrojtësve do të përditësohen vazhdimisht dhe në to do të pranohen edhe kandidatë të tjerë, që do të thotë se procesi mbetet i hapur”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar të mërkurën se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori