Speca të mbushur kreshmorë: Drekë e mrekullueshme, më e shijshme se me mish

Përbërësit: - 10 speca, - 200 g oriz, - 200 g bizele, - 200 g karota, - Një hudhër, - Një qepë, - 3 patate, - 2 dcl vaj, - 2 lugë miell, - Një tufë fletë majdanozi, - Kripë, - Piper, sipas shijes. Përgatitja: 1. Bizelen dhe orizin zieni ndaras, specat pastroni nga farat. Në një enë të veçantë në vaj fërgoni qepën, hudhrën dhe karotën (të cilën më parë e keni grirë) dhe shtoni orizin dhe bizelen e zier.
2. Përzieni dhe qitni erëza sipas shijes, pastaj me përzierjen e përgatitur mbushni specat. Secilin spec mbulojeni me patate, rendisni specat e mbushur vertikalisht në enë dhe qitjani salcën e bardhë.
3. Salca përgatitet me miell duke e fërguar në vaj, i shtohet ujë dhe hudhra e grirë imët dhe i qiten erëza sipas shijes. Specat piqni në furrë rreth 45 minuta në temperaturë deri në 200 gradë. /Telegrafi/













































