Speca të mbushur me djathë

Nëse dëshironi të kënaqeni me aromën e kuzhinës së gjyshes, provojeni këtë recetë: Përbërësit:▪ 350–400 g djathë, ▪ 2 vezë, ▪ moraçë, ▪ fletë majdanozi, ▪ kripë, ▪ piper, ▪ 2 lugë grizë, ▪ 2 domate, ▪ vaj.Përgatitja: 1. Vezët tundni me mikser dhe shtoni djathin e thërrmuar, grizin, piperin, fletët e majdanozit dhe moraçën e grirë, pastaj të gjitha bashkoni.
2. Specat lani dhe hiqjani farat, me shtojcën e tillë mbushni specat dhe mbyllni me rrathë domateje.
3. Shtoni vaj dhe futni në furrë të ngrohur në 200 gradë celsius.
4. Piqni rreth 30 – 40 minuta, derisa të skuqen.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































