LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Palmer: Së shpejti presim vendim nga BE-ja për fillimin negociatave

Spasovski-Palmer: Së shpejti presim vendim nga BE-ja për fillimin negociatave

“Prej rezultateve të reformave dhe zbatimit të tyre pritet vendim pozitiv dhe i shpejtë i BE-së për fillimin e negociatave si hap logjik dhe për shkak të plotësimit të të gjitha kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO”.

Këtë e ka theksuar i dërguari special i sekretarit amerikan të shtetit i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer sot në takimin me kryeministrin Oliver Spasovski, në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor dhe Bankën Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim në Londër, duke e përsëritur përcaktimin e vendit të tij për mbështetjen e reformave dhe zbatimin e tyre në Maqedoninë e Veriut.


Siç njoftojnë nga qeveria, në takim edhe njëherë është konfirmuar miqësia dhe partneriteti strategjik midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa u veçua lidershipi i vendit në bashkëpunimin rajonal.

“Në këtë drejtim kryeministri Spasovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në plotësimin e obligimeve të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, të cilët morën mirënjohje se janë realizuar në frymën e vlerave evropiane dhe se janë shembull i ndritur në zgjidhjen e kontesteve bilaterale në rajon”, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori