Spasovski: Maqedonia pjesë aktive e frontit kundër kërcënimeve kibernetike

“Nuk ka dyshim se gjatë viteve të fundit, kërcënimet kibernetike gjenden mes kërcënimeve më të rëndësishme të sigurisë ndaj shoqërive bashkëkohore, që është arsyeja kryesore që të njëjtët të trajtohen si pjesë integrale nga siguria kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në fjalimin e tij gjatë konferencës ndërkombëtare ministrore me temë “Krimi i teknologjisë së lartë dhe siguria e informacionit” që mbahet sot dhe nesër në Beograd, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Siç njoftojnë nga MPB, duke i prezantuar aktivitetet të cilat policia e Maqedonisë, por dhe institucionet tjera kompetente i kanë ndërmarr dhe i ndërmarrin në këtë sferë, Spasovski i potencoi ndryshimet normative, tërësisht të harmonizuara dhe në bashkëpunim me BE-në, si dhe strategjinë kombëtare për siguri kibernetike nga viti 2018-2022, e cila shërben si udhërrëfyes për zhvillimin e një mjedisi digjital rezistent, të sigurt, të qëndrueshëm, të besueshëm, të mbështetur nga kapacitetet cilësore, të cilat bazohen në besimin dhe bashkëpunimin në sferën e sigurisë kibernetike.
“Ministria jonë përqendrohet në zhvillimin e kapaciteteve për sigurimin e dëshmive elektronike dhe informacioneve në formën elektronike me qëllim mbështetjen e të gjitha hetimeve të cilët udhëhiqen në kuadër të institucioneve”, theksoi Spasovski.
Ai gjithashtu ka përmendur Sektorin për krim kompjuterik dhe mjekësi digjitale ligjore pranë MPB-së, si kyç në parandalimin dhe luftën kundër këtyre llojeve të krimit.
Spasovski në fjalimin e tij tha se Maqedonia dhe MPB vazhdojnë të jenë pjesë aktive e frontit të gjerë së bashku me vendet fqinje dhe vendet partnere, kundër kërcënimeve kibernetike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës