LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Kriza të përfundojë sa më shpejtë (Foto)

Spasovski: Kriza të përfundojë sa më shpejtë (Foto)

Sekretari i përgjithshëm i LSDM, Oliver Spasovski, dje ka qëndruar në mesin e qytetarëve të rajonit të Rekës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Zhirovnicë ai ka biseduar me qytetarët për problemet dhe nevojat e kësaj an.

“Në çdo anë të Maqedonisë pamje e njëjtë, jetesë e vështirë, probleme të shumta por edhe shpresë që shumë shpejtë do të ndodhin ndryshime demokratike që Maqedonia të ec para në një ardhmëri më të mirë dhe më të sigurt”, ka thënë Spasovski në Zhirovnicë.


SPASOVSKI SLIKA 2

Spasovski gjatë takimit me banorë të kësaj ane dhe anëtarë e simpatizues të LSDM ka deklaruar se kriza në të cilën  ka futur Maqedoninë OBRM-PDUKM me Nikola Gruevski, duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe të zgjidhet një qeveri e re, e besueshme, demokratike dhe e përgjegjshme e cila do të merret me zgjidhjen e problemeve në interes të të gjithë qytetarëve.

“Sa më shpejtë që është e mundur duhet që të përfundojë kjo krizë të cilën e nxiti Nikola Gruevski. Çdo ditë e kaluar me këtë qeveri kriminale sjell dëme të reja për qytetarët e Maqedonisë. Vërtetim i fundit për këtë është shkurtimi i mjeteve nga fondet IPA për shkak të politikave të gabuara të pushtetit në ikje dhe mos zbatimit të reformave”, ka thënë mes tjerash Spasovski para banorëve të Rekës.

Përndryshe mbrëmë i ka vizituar edhe qytetarët e Jançes ku dhe ka marrë pjesë në iftarin e shtruar për hir të muajit Ramazan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori