LAJMI I FUNDIT:

Spasovski kërkon zgjedhje para vjeshtës për shkak të paralajmërimit të valës së dytë të coronavirusit

Spasovski kërkon zgjedhje para vjeshtës për shkak të paralajmërimit të valës së dytë të coronavirusit

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski pas mbledhjes së Këshillit për Siguri theksoi se institucionet duhet të ndërmarrin përgjegjësi edhe për zgjedhjet kuvendare që duhet të mbahen, për shkak se sistemi shëndetësor duhet të jetë funksional për të menaxhuar me pandeminë.

Sipas Spasovskit, Qeveria kë kërkuar 14 ditë të reja gjendje të jashtëzakonshme për të pasur mekanizma për ta arsyetuar edhe paketën e tretë të masave ekonomike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në këto momente, një nga arsyet për 14 ditë të reja gjendje e jashtëzakonshme bazohet në atë se duhet të marrim vendime që do të thonë mbështetje dhe rinisje të ekonomisë së Maqedonisë, mbështetje për qytetarët me qëllim që të tejkalohet ajo që na ndodhi si rezultat i krizës shëndetësore”, tha Spasovski.


Vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni për 14 ditë
Lexo po ashtu Vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni për 14 ditë

Spasovski thotë se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të mësohen të jetojnë me pandeminë dhe se sipas analizave të ekspertëve të OBSH-së, pritet të ketë intensitet gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe deri atëherë, shteti nuk guxon të mbesë pa institucione që do të funksiononin me kapacitet të plotë.

“Duhet të kemi institucione funksionale që do t sjellin vendime. Ne jemi në situatë kur s’kemi Kuvend. Për këtë shkak thash se institucionet duhet të ndërmarrin përgjegjësi dhe për zgjedhjet kuvendare. Të gjitha analizat e ekspertëve të OBSH-së tregojnë se do të zgjasë dhe se pritet të ketë intensitet në vjeshtë apo dimër, por ne nuk guxojmë ta lëmë shtetin pa institucione që do të duhej të funksiononin me kapacitet të plotë”, tha Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori