LAJMI I FUNDIT:

Spasovski dhe Zhernovski në mbledhje me komisarin e lartë të KB-së, Filipo Grandi

Spasovski dhe Zhernovski në mbledhje me komisarin e lartë të KB-së, Filipo Grandi

Në selinë e Kombeve të Bashkuara, delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit, i cili së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, kishin takim bilateral me komisarin e lartë të emigrantëve pranë KB, Filipo Grandi.

Në takim, është vlerësuar pozitivisht bashkëpunimi i UNHCR dhe Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim u bisedua për programet aktuale të Zyrës së UNHCR në vend dhe në botë, si dhe nevoja për thellimin e solidaritetit të shteteve në zgjidhjen e çështjeve lidhur me emigrantët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjatë bisedës janë hapur edhe temat e gjendjes së emigrantëve, sfidave të nxitura nga konfliktet e shumta e që rezultojnë me emigrim të përmasave të mëdha.

Spasovski, në takim e njoftoi komisarin Grandi për ratifikimin e Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1961.

Spasovski potencoi Qeveria do të vazhdojë edhe më tej të përkushtohet në krijimin dhe zbatimin e politikave, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Zhernovski, theksoi se si vend në mënyrë serioze ndiqet ky segment dhe potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe maksimizimin e përpjekjeve dhe resurseve në situatën e emigrantëve.

Grandi përshëndeti ratifikimin e Konventës të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1961 duke potencuar se është një hap i vogël për Maqedoninë e Veriut, por i madh për Kombet e Bashkuara. AI përshëndeti guximin dhe vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e çështjes së emrin me Greqinë duke thënë se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori