LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Byrnes: Vendi po hyn në zgjedhje me stabilitet institucional

Spasovski-Byrnes: Vendi po hyn në zgjedhje me stabilitet institucional

Oliver Spasovski sot u takua me Ambasadoren e SHBA në vend Kate Marie Byrnes. Në takim u shpreh mbështetje e fortë për angazhimin e kryeministrit Spasovski dhe Qeverisë që të vazhdojnë aktivisht me fillimin e proceseve reformuese në vend.

Është konstatuar se periudha e qeverisë kalimtare në muajt në vijim kërkon angazhim dhe vendosmëri nga të gjitha palët për të arritur këtë qëllimet e mëdha realizimi i së cilëve po vazhdon. Këto janë Republika e Maqedonisë së Veriut të konfirmohet si vendi i 30-të aktiv anëtar i NATO-s dhe rritja e demokracisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Vlerësohet se vendi ynë po hyn në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një stabilitet shumë më të mirë institucional, ndërsa është e rëndësishme që ky pozicion të rruhet.

“Prioriteti kryesor i Qeverisë janë disa segmente po aq të rëndësishëm mbi të cilët jemi përqendruar në mënyrë të vendosur: të vazhdojmë të arrijmë qëllimet kombëtare siç janë integrimet në NATO dhe BE dhe të gjitha projektet e filluara për qytetarët në të gjitha fushat, zbatim i drejtë dhe demokratik i zgjedhje e me përgjegjësi të përbashkët të të gjitha partive politike, vazhdim të ndërtimit të një shoqërie për të gjithë me respekt midis të gjitha bashkësive etnike, duke vazhduar angazhimin e vendit tonë për të kontribuar për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon”, tha kryeministri Spasovski./Telegrafi/