LAJMI I FUNDIT:

Spark, tablet i ri me Linux

Spark, tablet i ri me Linux

Një tablet i ri në sistemin operativ Linux është paralajmëruar nga KDE Plasma, ndërsa përveç sistemit operativ tableti dallohet edhe për koston e tij prej 265 dollarëve, si dhe ndërfaqes KDE Plasma Active.

Spark është modeli më i ri i tabletit vjen me procesor 1GHz AMLogic, grafikë Mali 400, ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, si dhe 512MB RAM.

Tableti i ri do të përfshijë edhe 4GB memorie të brendshme, portin për mikro SD kartelë, dhe shumë opsione tjera të cilat janë të ndryshme prej atyre që jemi mësuar ti shohim. / Telegrafi /