LAJMI I FUNDIT:

Spanjolli futet me ekskavator në fabrikën e Mercedesit, ish-punonjësi i kompanisë gjermane shkatërron 96 vetura të reja

Spanjolli futet me ekskavator në fabrikën e Mercedesit, ish-punonjësi i kompanisë gjermane shkatërron 96 vetura të reja

Një punonjës i pakënaqur në fabrikën e Mercez-Benzit në Vitoria Gasteiz të Spanjës, ka vjedhur një ekskavator nga një vend-punishte të cilin e voziti për më shumë se 20 kilometra, deri në një parking të mbushur me Mercedesa të rinj.

Ai aty shkatërroi 69 mjete, kurse policia lokale dhe mediat spanjolle kanë raportuar për shifra kontradiktore, duke marrë parasysh se shumica e veturave të Mercedes ishin të reja, transmeton Telegrafi.


Mediat lokale raportojnë se rojtari është detyruar të shtie në ajër para se të arrestonte personin që u fut me ekskavator. Në anën tjetër Periodismo Del Motor, revista spanjolle dedikuar veturave, raporton një 38-vjeçar i cili me sa duket kishte pirë shumë në natën e ndërrimi të moteve, kishte punuar për një kohë të shkurtër në këtë fabrikë disa vite më parë.

Ai ishte larguar nga puna duke krijuar një lloj “armiqësie” me punëdhënësit – dhe në këtë mënyrë mendoi t’ju hakmerret duke u shkaktuar dëme materiale mbi 6 milionë dollarë.

“Gjatë vozitjes së ekskavatorit ai ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për ta gjetur burrin pranë timonit të ekskavatorit, me të cilin shkatërronte gjithçka që i dilte përpara”, kanë bërë të ditur zyrtarë policorë.

Policët gjithashtu kanë konfirmuar se burri kishte tentuar të futet në repartin e prodhimit serik të veturës, me qëllim që të shkaktoj sa më shumë dëme materiale.

Për fat të mirë, një punonjës i fabrikës e kanë ndalur, kurse në ato momente në linjën e prodhimit po bëheshin gati të dalin nga shiritat bartës qindra vetura të reja. /Telegrafi/