Spanja do të marrë pjesë së shpejti në provat klinike të vaksinës eksperimentale kundër COVID-19
302:"(FILES) In this file photo taken on June 27, 2020 a scientist works at the Neurobiology laboratory of the Cayetano Heredia University in Lima. - Peru began registering volunteers for clinical trials of a Chinese vaccine against the new coronavirus on August 26, 2020. (Photo by ERNESTO BENAVIDES / AFP) 3:"AFP
Spanja do të marrë pjesë për herë të parë në provat klinike të vaksinës eksperimentale kundër COVID-19, paralajmëruan autoritetet.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia Spanjolle për Ilaçe dhe Produkte Shëndetësore e ka autorizuar studimin e fazës së dytë të një vaksine e cila po zhvillohet nga Janssen, një degë e gjigantit faramaceutik Johnson dhe Johnson.
Testimi do të bëhet me mbi 190 vullnetarë në tre spitale të ndryshme në Spanjë, përfshirë edhe 550 vullnetarë nga Gjermania dhe Belgjika, i cili do të fillojë javën e ardhshme.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Spanjë, patën deklaruar se doza e parë e një vaksine kundër COVID-19, pritet të jetë e disponueshme në vend deri në fund të këtij viti sipas një marrëveshjeje brenda BE-së. /Telegrafi/