LAJMI I FUNDIT:

Spanja kampione e botës në basketboll, mposht në finale Argjentinën

Spanja kampione e botës në basketboll, mposht në finale Argjentinën

Kombëtarja e Spanjës është kampione e re e botës në basketboll.

Spanjollët kanë triumfuar në botërorin ‘Kina 2019’, ku në finale kanë mposhtur Argjentinën me 20 pikë diferencë, 95:75.

Që nga fillimi i ndeshjes spanjollët ishin më të mirë, ku dy çerekët e parë i përfunduan në avantazh 14:23 dhe 17:20 ku shkuan në pushim me epërsi prej 12 pikëve 31:43.


Edhe në dy çerekët e fundit spanjollët ishin më të mirë duke i fituar me rezultat 16:23 dhe 28:29.

Kësisoj për Spanjën kjo ishte hera e dytë që shpallet kampione e botës, pasi këtë sukses më parë e kishin arritur në vitin 2006.

Ricky Rubio ishte më meritori për këtë fitore, pasi shënoi 20 pikë, pati tre asistime e shtatë kërcmie.

Me lojë të mirë u dallua edhe Sergio Llull që shënoi 15 pikë, ndërkohë Marc Gasol shtoi 14 të tjera.

Ndërsa me nga 11 pikë kontribuan Juancho Hernangomez, Willy Hernangomez e Rudy Fernandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori