Luciano Spalletti ka thënë se ndeshja e të martës në Ligën e Kampionëve ndaj PSV-së është ndeshja më e rëndësishme e tij si trajner i Interit.

Interi duhet të mundë ekipin holandez dhe Tottenham Hotspur duhet të mos fitojë në Barcelonë për të siguruar vendin e tyre në Ligën e Kampionëve ose italianët të barazojnë dhe anglezët të humbin ndaj katalunasve.


Kështu, trajneri i Interit, Spalletti u kërkoi lojtarëve të tij të përqendrohen vetëm në ndeshjen e tyre në San Siro pasi është më e rëndësishmja e tij si trajner.

"Ne shpesh nuk e mbajmë përqendrimin tonë gjatë gjithë lojës dhe kur kjo ndodh, kundërshtarët tanë përfitojnë", ka thënë fillimisht Spalletti në konferencë për shtyp.

interi 1 e1538253266710

"Ekipi është në rregull. Juventusi dhe Tottenham janë dy skuadrat të mira, njëra që ka fituar për 10 vite, tjetra ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar".

"Ne duhet të mbajmë nivelin e lartë për më shumë se 38 ndeshje, kështu që duhet të bëjmë më mirë".

"Vetëm njerëzit seriozë punojnë për Barcelonën. Gabimi i vetëm që mund të bëjmë është nëse përqendrohemi në lojën e tyre.

"Ne duhet të mendojmë për të fituar ndeshjen tonë, kundër një ekipi që ishte në vazon e tretë, ndërsa ne ishim në të katërtën. Ata janë gjithashtu më lartë se ne në Ligën e tyre përkatëse".

"Kjo është ndeshja më e rëndësishme që kur kam qenë këtu, edhe më shumë se kundër Lazios sezonin e kaluar", përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

telegrafi sport app