LAJMI I FUNDIT:

Spalletti beson se Interi mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Spalletti beson se Interi mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, ka thënë se beson që lideri i Serie A, Inter, mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Nerazzurrët” arritën në finalen e këtij kompeticioni sezonin e kaluar dhe së fundmi morën një fitore të merituar me rezultat 1-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales, duke iu falënderuar golit të Marko Arnautovic.

Ata ende kanë një punë për të bërë në ndeshjen e dytë, sidomos duke ditur rekordin e Atletico Madridit si vendas, por tani kanë avantazhin.


Rekordi i Interit në Evropë nën urdhrat e Inzaghit ka qenë mjaft i mirë dhe Spalletti së fundmi dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport, duke folur për mundësitë që kanë ata për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Po, sepse ata kanë gjithçka. Stilin e lojës, balancin, kompaktësinë, pjekurinë, janë të bashkuar. Të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin, ju nuk shihni ndonjë gjest të gabuar, gjest i bezdisshëm pas një zëvendësimi apo gabimi. Ata janë një ekip. Ata stërviten mirë dhe në mesin e fushës, ata janë shumë të fortë”, ka thënë Spalletti.

Tare flet për Inzaghin dhe Guardiolan që dikur luante me ta, bën edhe analizën e Serie A
Lexo po ashtu Tare flet për Inzaghin dhe Guardiolan që dikur luante me ta, bën edhe analizën e Serie A

Spalletti në fakt ka qenë në krye të Interit, por ata nuk ia dolën më shumë se në fazën e grupeve nën urdhrat e tij.

Rekordi i Interit nën urdhrat e Inzaghit është superior në krahasim të atij të Spallettit, Jose Mourinhos dhe Antonio Contes. Ai ka arritur që të shënojë 15 fitore në Ligën e Kampionëve ndërsa tre trajnerët tjerë numërojnë 15 sosh së bashku./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori