Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro e disa ish-zyrtar të tjerë lidhur me tjetërsimin e pronave. Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.
Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.
Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues ish-deputetin socialist Artan Gaçi
Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mijë m2.
Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.
Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, është lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për t’u arrestuar.
Pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestroi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano.
Goro dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, teksa hetimi ka nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës por u transferua një muaj më parë në SPAK. Toka ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë, e cila sipas prokurorisë është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, kryetar i komanduar nga PS në bashkinë Himarë.
Vetë Bollano ka qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë, një pjesë të të cilës dyshohet se duke shfrytëzuar njohjen me Goron, ia jep vetes së tij.
Por ndryshe nga masa që kërkohet për Goron, aktualisht për Bollanon s’ka kërkesë për masë, veç asaj për sekuestrimin e tokës.
Kallëzimi lidhur me këtë çështje është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501. Në 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupin e punës për ndarjen e pronave. Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollano, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992. Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet t’i njiheshin nga bashkia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Ishte mysafir në restorant", familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Rama: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë përfshin edhe Shkodrën

Investimet në ushtri, Kurti premton se mandatin e ardhshëm do të ndajë 1 miliard euro

N’prag të certifikimit të rezultateve

Ënjtje e përflakje e nyjave të trupit? Reumatologu Demolli tregon se çka është Artriti reumatoid

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?