Sipërmarrësi Elon Musk i kompanisë SpaceX është i vendosur të nisë dy astronautë amerikanë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar të mërkurën nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida, duke i dhënë fund kështu pauzës nëntëvjeçare të agjencisë hapësinore amerikane në dërgimin e njerëzve në hapësirë.
Kapsula Dragon, në bordin e së cilës do të jenë astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken, do të niset me raketën Falcon 9 të mërkurën nga e njëjta platformë lëshimi e përdorur nga misioni i fundit i anijes hapësinore të NASA-s në vitin 2011.
Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence do ta ndjekin nisjen personalisht, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Për Musk, për kompaninë SpaceX dhe agjencinë NASA, një fluturim i sigurt do të shënonte një moment kyç në përpjekjen për të prodhuar anijen e ripërdorshme që mund ta bëjë udhëtimin hapësinor më të përballueshëm.
Elon Musk është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanive SpaceX dhe Tesla Inc.
“Bobi dhe unë kemi punuar në këtë program për pesë vjet, ditë për ditë”, tha Hurley, 53 vjeç, ndërsa ai dhe Behnken, 49 vjeç, arritën në Qendrën Hapësinore Kennedy nga Houston javën e kaluar.

“Ka qenë një maratonë në shumë mënyra, dhe kjo pritej nga puna për zhvillimin e një mjeti me njerëz që mund të shkojë tek Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe të kthehet që andej”.
NASA, duke shpresuar të stimulojë një treg komercial të hapësirës, i dha 3.1 miliardë dollarë kompanisë SpaceX dhe 4.5 miliardë dollarë kompanisë Boeing për të zhvilluar kapsula hapësinore konkurrente, duke eksperimentuar me një model kontrate që i lejon agjencisë të blejë vende udhëtimi për astronautët nga të dyja këto kompani.
Kapsula e kompanisë Boeing, CST-100 Starliner, nuk pritet të niset me ekuipazhin e saj të parë deri në vitin 2021.
Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, deklaroi se misionit ishte i dhënë miratimi javën e kaluar në Qendrën Hapësinore Kennedy, pasi agjencia hapësinore dhe zyrtarët e SpaceX u mblodhën për kontrollet përfundimtare inxhinierike.

SpaceX testoi me sukses kapsulën Crew Dragon pa astronautë vitin e kaluar në misionin e saj të parë orbital në stacionin hapësinor.
Kapsula u shkatërrua muajin pasues gjatë një prove në tokë kur një prej valvulave për sistemin e saj të shpëtimit shkaktoi një shpërthim. Inxhinierët zhvilluan një hetim nëntë mujor që përfundoi në janar. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë