Sot zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Prishtinë

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje të javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Të mërkurën u zhvilluan tri takime, ndërsa sot janë në orar edhe dy tjera për të kompletuar javën e katërt në Superligë.
Sigurisht se vëmendja më e madhe është në kryeqytetas, ku Prishtina e pret Gjilanin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Suharekë, ku Ulpiana nga Lipjani e pret Drenicën.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/09/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































