LAJMI I FUNDIT:

Sot, vranët dhe me shi

Sot, vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga sot një front vranësirash të dendura pritet të përfshijë vendin, duke ndikuar në prishjen e këtij ekuilibri termik.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës së martë nuk do të jenë të qëndrueshme, kështu që do të krijohen kushte për reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa të mërkurën, reshjet do të zgjerohen në gjithë territorin.

Reshje shiu parashihet të ketë edhe në pjesën e parë të ditës së enjte, kur priten edhe rëniet e ndjeshme të temperaturave.

Temperaturat gjatë kësaj periudhe pesë ditëshe, parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius.

Në viset malore pos reshjeve më intensive që do të regjistrohen atje, temperaturat do të ulen ndjeshëm. minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi e veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike parashihen të përmirësohen dukshëm, si në shëndet, për shkak të përmirësimit të cilësisë së ajrit, ashtu edhe në florë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve meteorologjike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori