Sot vazhdon aksioni për gjetjen e shtetasit të tretë të Maqedonisë të zhdukur në Halkidiki

Vazhdon edhe sot operacioni i kërkim-shpëtimit për shtetasin e tretë të Maqedonisë të zhdukur në Posidi, në këmbën e parë të Halkidikit, pasi dje dhe pardje u gjetën të gjallë dy shokët e tij.
Aksioni i djeshëm, në ujë, nga ajri dhe në tokë, i Shërbimit Bregdetar Grek, i Forcave Ajrore, i ekipeve të shpëtimit dhe vullnetarëve në Posidi, nuk solli rezultat në përpjekjet për gjetjen e 28-vjeçarit.
Shërbimi bregdetar grek njoftoi mbrëmë vonë se kërkimet “do të vazhdojnë në agim”, ndërsa për çdo informacion do të informojnë me kumtesë të re.
Lidhur me gjetjen e 30-vjeçarit Ivan, shërbimi bregdetar sqaron se ai është lokalizuar mëngjesin e djeshëm nga një helikopter i forcave ajrore ushtarake, në zonën detare rreth 15 milje detare në perëndim të Poseidit.
Fillimisht u mor nga një cisternë dhe më pas u transferua në një varkë patrullimi të Rojës Bregdetare dhe u dërgua në portin e Nea Scionit.
Ndërsa siç njoftoi dje MPB, i shpëtuari me buzëqeshje në fytyrë dhe me humor të mirë ka shkelur në tokë dhe në port është pritur me duartrokitje nga të pranishmit, por edhe nga një numër i madh gazetarësh.
Ndërkohë që aksioni dhe kërkimet po vazhdonin, në njërën nga gomat e ekipeve të shpëtimit ndodheshin vëllai dhe babai i personit të shpëtuar, të cilët mbërritën në Halkidiki nga Maqedonia e Veriut.
Për mënyrën se si 30-vjeçari mbijetoi 19 orë në ujë, kryetarja e komunës së Kasandrës, Anastasia Halkia, në një bisedë me korrespondentin e MPB-së nga Athina, ka treguar se një top i vogël i ka shpëtuar jetën.
Ndryshe, operacioni i shpëtimit dhe kërkimi ka nisur pasditen e së shtunës, kur tre shtetasit e Maqedonisë kanë hyrë në det në plazhin e Mitit në Posidi në këmbën e parë të Halkidikit dhe për shkak të motit të keq janë gjetur në gjendje të pafuqishme dhe janë larguar nga Bregu.
Disa prej të pranishmëve në plazh kanë vënë re se notarët ishin larguar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin bregdetar dhe më pas ka nisur aksioni.
Një nga tre shokët, 25-vjeçari Vasil, u shpëtua të shtunën pasi qëndroi rreth dy orë në ujë, ndërsa dje u gjet edhe Ivani 30-vjeçar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri