LAJMI I FUNDIT:

Sot do të shënohet Dita ndërkombëtare e romve

Sot do të shënohet Dita ndërkombëtare e romve

Sot në Manastir në sheshin “Maqedonia” do të shënohet Dita ndërkombëtare e romve (8 Prilli). Kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme muzikore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, gjatë ditës së djeshme organizoi “Zyra të hapura” për qytetarët që jetojnë në lagjet rome.


Ekipe nga Qendra për Punë Sociale dhe qendrat rome për informacione dolën në terren në rajonet rome, me qëllim që të vëzhgojnë situatën në familjet rome dhe t’u ndihmohet atyre.

Nga Ministria njoftuan se me këtë traditë planifikojnë të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Telegrafi/