eksperti ad

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite janë disa projektligje dhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në orën 10:00.


Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media. /Telegrafi/