LAJMI I FUNDIT:

Sot rifillojnë gërmimet në Kizhevak

Sot rifillojnë gërmimet në Kizhevak
Foto: Arkiv/Ilustrim

Sot do të rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë për gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur gjatë së martës udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.

Ai ka bërë të ditur se gërmimet në Kizhevak të Serbisë do të përcillen nga ekspertët mjekoligjorë të Kosovës.


“Sa i përket vazhdimit të gërmimeve në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, siç e kemi potencuar edhe më parë, ju konfirmojmë se nga data 5 maj do të rifillojnë gërmimet në këtë lokacion. Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pra ekspertët mjekoligjorë ta Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm, në emër të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, në përcjellje të gërmimeve dhe të gjitha fazave tjera profesionale mjekoligjore të nevojshme për t’u realizuar në këtë lokacion”, tregoi Gara për KP.

Ekspertët mjekoligjorë të pranishëm nga Republika e Kosovës në Kizhevak të Serbisë do të jenë Naim Uka dhe Valon Hyseni.

Ndërsa, javën e kaluar në Mitrovicë rifilluan gërmimet te varrezat e besimtarëve myslimanë në afërsi të rrugës Mitrovicë-Zveçan, vend ky që në vitin e kaluar u zhvarrosen mbetjet mortore të gjashtë viktimave të luftës. Kësaj radhe në këtë lokacion ekspertët mjekoligjorë nuk hasën në mbetje mortore.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit ka thënë se në këtë lokacion nuk është hasur në mbetje mortore, por e lë mundësinë e rikthimit të gërmimeve në këtë lokacion sërish në të ardhmen.

“Të premten, pas vlerësimit të hapësirës së shënjuar, sipas ekspertëve mjekoligjorë, nuk është hasur në mbetje mortore. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia për rikthim në këtë lokacion, varësisht nga informatat plotësuese që mund të sigurojmë”, tregoi Gara.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e më shumë se 1.600 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Lugina
Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Kronika e Zezë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku

Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku "nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht"

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Kalo në kategori