LAJMI I FUNDIT:

SOT PSE PO IKIM?

SOT PSE PO IKIM?

Dita e dashurisë, 14 shkurti i vitit 1990, për disa intelektual e veprimtar të asaj kohe do të shënonte një ngjarje të rëndësishme. Në Pejë, u themelua Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trohet e Veta. Një shoqatë që me kalimin e kohës do të mbante barra të mëdha, që do të shënonte edhe aktivitete të ndryshme si dhe suksese në misionin e shenjtë që i kishte vënë vetes.

Këtë vit, 2016 shënojmë përvjetorin e 26-të themelimit, por në aspektin e emigrimit pak gjëra kanë ndryshuar nga 1990 dhe sot.


Dikur iknim nga dhuna e aparatit shtetëror serbo jugosllav. Iknim nga thirrjet për të shërbyer në ushtrinë vrastare serbe nga dhuna e çdo ditshme e policisë, rinia ikte duke mos parë asnjë mundësi e perspektivë në vendin e tyre.

Ikjet e qindra mijëra qytetarëve të Kosovës i përshtateshin atëherë regjimit serb, po SOT???

Sot pse ikim?

Nëna pa djem, gra pa burra e burra pa gra, fëmijë pa prindër e fshatra të tëra të zbrazura për pak ditë.

Viti 2015 do të mbahet mend për ikjen e madhe, e cila me të drejt nga njerëz të ndryshëm u quajt edhe ikje biblike. Mbi 100.000 mijë qytetarë të Kosovës ia mësyn rrugëve drejt askundit!

Në vitin 2015 kujt i duhej kjo ikje?

Papunësia, shteti i zhytur në korrupsion, mos pasja e mundësive për tu zhvilluar, shkolluar, duke mos e parë perspektivën ata më lehtë e përballuan rrugën nëpër Serbi, të ftohtit polar, maltretimet që bënin policia serbe, hungareze e tjera sesa të rrinin këtu.

Shitën shtëpi, mall e gjithçka dhe ikën. Shkuan askund. Iphonat nuk u jepnin të hanë, nuk u hapnin mundësitë e shkollimit e të perspektivës, nuk u jepnin punë e zhvillim.

Ferizaj, Prishtina, Vushtrria, Mitrovica e tërë Kosova u shndërruar në një stacion të madh ikjeje që askujt nuk i pengonte. Kjo është zbrazja e madhe e Kosovës!

Kampet e refugjatëve, stallat e bagëtive, burgjet, nën urat u mbushën me kosovarë. Ata nuk ikën nga qejfi, ikën për te kërkuar një jete me te mire, një jete me perspektiv.

Vendi ynë gjithmonë ka pas probleme serioze me migrimin ilegal. Fatkeqësisht, në vend që kjo dukuri të zbutej me kalimin e viteve, kjo ka marr çdo vit përmasa më të mëdha. Duke e arritur kulmin gjatë dimrit të vitit të kaluar, kur qytetarët tanë i shihnim duke pritur në rend dhe duke u shtyrë për t’ju ardhur radha që të zënë ndonjë vend në autobus për të lëshuar Kosovën.

(Jahja Lluka, Kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta)