LAJMI I FUNDIT:

Sot, mot me diell dhe vranësira

Sot, mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell, ndërsa java do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, i shoqëruar me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat nga dita e mërkurë do të jenë në zhvillim, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.


Një situatë e ngjashme meteorologjike parashihet edhe ditën e premte, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, ndërsa, grafiku i temperaturave maksimale do të shënoj rritje të lehta, afërsisht me disa ditë të javës që po e lëmë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/