LAJMI I FUNDIT:

Sot lëshohet linja e re nëntokësore e tensionit të lartë 110 kV

Sot lëshohet linja e re nëntokësore e tensionit të lartë 110 kV

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) ka njoftuar se sot nga ora 23:00, do të lëshohet nën tension linja e re e dyfishtë kabllore 110kV që lidhë Nënstacionin Prishtina 4, Lagja Veternik me Nënstacionin Prishtina 6, Bulevardi Bill Clinton.

Kjo linjë e re projekt i KOSTT sh.a, me gjatësi prej 3.85 km është linja e parë nëntokësore e tensionit të lartë 110 kV e ndërtuar në kryeqytet dhe shtrihet nga Nënstacioni Prishtina 4 (Veternik) duke kaluar nëpër rrugët: Rr.Malush Kosova, Rr.Ernest Koliqi, Rr.Muharrem Fejza, Rr.Fehmi Lladrovci, Bulevardi Bill Clinton dhe lidhet me Nënstacionin Prishtina 6. (për më shumë detaje rreth shtrirjes së linjës, ju lutemi të kontaktoni KOSTT sh.a).

KOSTT sh.a lutë të gjithë qytetarët dhe/apo institucionet që planifikojnë të realizojnë punime nëntokësore në afërsi të linjës, që të kontaktojnë dhe bashkëpunojnë me KOSTT-in meqenëse nga sot ora 23:00 kjo linjë do të energjizohet dhe paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

Ndërtimi i linjës është realizuar në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues-LOT 3” i cili bashkëfinancohet nga KOSTT dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).