LAJMI I FUNDIT:

Sot janë vaksinuar 2,519 qytetarë në Kosovë

Sot janë vaksinuar 2,519 qytetarë në Kosovë

Ekipet e vaksinimit kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë e vaksinimit në 16 komuna të Kosovës sot kanë vaksinuar 2,519 qytetarë kundër COVID-19.

Me vaksinat e dhënë sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41.867, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Sipas MSH, vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve.


Ndërsa Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të çdo grup-moshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën e.kosova, duke përdorur edhe video-udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre.

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw

Për më tepër, MSH njofton se në ditët në vijim doza të tjera të vaksinës do të arrijnë në Kosovë, ndërsa procesi i vaksinimit do të intensifikohet për të siguruar numër sa më të madh të vaksinuarve bazuar në Planin Shtetëror për vaksinim kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori