LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon ‘zyrtarisht’ edicioni 2021/222 në Ligën e Evropës, shumë klube të njohura evropiane kërkojnë lavdinë në këtë garë

Sot fillon ‘zyrtarisht’ edicioni 2021/222 në Ligën e Evropës, shumë klube të njohura evropiane kërkojnë lavdinë në këtë garë

Sot (e enjte) fillon i plotë edicioni i ri 2021/22 i Ligës së Evropës, me shumë klube të mëdha evropiane që kërkojnë të fitojnë trofeun në garën e dytë më të madhe evropiane për ekipe, pasi gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) u zhvillua vetëm një ndeshje.

Pas fillimit të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve me ndeshjet gjatë të martës dhe mërkurës dhe një ndeshje të Ligës së Evropës, tani radha i ka ardhur ndeshjeve të plota të para të garës së dytë ekipore evropiane.

Mbrëmja e sotme do të na sjell ndeshjet e para të plota grupeve të Ligës së Evropës për edicionin 2021/22, ku nuk mungojnë klubet e mëdha.


Ndeshja e vetme e zhvilluar të mërkurën mbrëma ishte ajo mes Spartak Moskës dhe Legias, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të mysafirëve falë një goli shqiptarësh, me Lirim Kastratin shënues dhe Ernest Muçin asistues.

Muci asiston, Kastrati shënon – Legia merr fitore ndaj Spartak Moskës falë dyshes shqiptare
Lexo po ashtu Muci asiston, Kastrati shënon – Legia merr fitore ndaj Spartak Moskës falë dyshes shqiptare

Ekipe të njohura evropiane si Bayer Leverkusen, Celtic, Dinamo Zagreb, Lazio, Galatasaray, Marseille, Fenerbahce, Napoli, Leicester City, Monaco, Lyon dhe PSV janë vetëm disa nga klubet që marrin pjesë në këtë garë.

Edhe në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndeshjet do të zhvillohen në dy orare, nga ora 18:45 dhe nga ora 21:00.

Nga ora 18:45, sot do të ketë disa ndeshje interesante sikurse ajo në mes të Galatasaray-Lazio dhe Dinamo Zagreb-West Ham.

Edhe nga ora 21:00 do të ketë takime interesante, ku vlen të theksohen ato në mes të Leicester City-Napoli, PSV-Real Sociedad dhe Rangers-Lyon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori