LAJMI I FUNDIT:

Të hënën katër viktima dhe 195 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Të hënën katër viktima dhe 195 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se katër persona të prekur me coronavirus kanë vdekur të hënën, kurse nga 429 mostra të testimeve të kryera 195  persona kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, kurse janë shëruar 44 pacientë.

Sipas IKSHPK, katër  viktimat e së hënës e çojnë në 79 numrin e deritashëm të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 3,703.


“Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive”, njofton IKSHPK.

Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 3,703 raste nga 25,674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

“Sot më 06 korrik 2020, janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678”.

Rastet pozitive janë:

Komuna e Prishtinës 102 raste,
Komuna e Ferizajt 17 raste,
Komuna e Fushë Kosovës 11 raste,
Komuna e Gjakovës 10 raste,
Komuna e Gjilanit 8 raste,
Komuna e Prizrenit 7 raste,
Komuna e Deçanit 6 raste,
Komuna e Mitrovicës 5 raste,
Komuna e Drenasit 4 raste,
Komuna e Skenderajt 4 raste,
Komuna e Lipjanit 4 raste,
Komuna e Obiliqit 3 raste,
Komuna e Rahovecit 3 raste,
Komuna e Pejës 2 raste,
Komuna e Vushtrrisë 2 raste,
Komuna e Shtimes 2 raste dhe
Me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë. /Telegrafi/