Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.885 testime për coronavirus, ndërsa 20 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Kumanovë - 5, Shkup - 4, Manastir - 4, Tetovë - 3, Prilep - 1, Ohër - 1, Kërçovë - 1 dhe Kriva Pallankë - 1.


Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 30 pacientë të shëruar.

Me raste e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me corona virus shkon në 155.507, prej të cilëve 149.612 janë shëruar, ndërsa 5.470 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (11 qershor) është 425./Telegrafi/