LAJMI I FUNDIT:

Sot dorëzohet peticioni “Mos na helmoni” kundër deponisë së hirit të KEK-ut

Sot dorëzohet peticioni “Mos na helmoni” kundër deponisë së hirit të KEK-ut

Sot 32 organizata joqeveritare dorëzojnë peticionin “Mos na helmoni” kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës

Deri më tani ky peticion ka mbledhur 350 nënshkrime individuale dhe ka marrë përkrahjen e 32 Organizatave jo-qeveritare, ndërsa do të dorëzohet nga ora 13:00 në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.


“Ne qytetarët e Kosovës jemi shumë të shqetësuar për shëndetin tonë dhe  për tërë ekosistemin në të cilin jetojmë. Nëpërmjet këtij peticioni ngrisim zërin dhe kërkojmë sigurinë e jetës tonë dhe gjallesave tjera në këtë hapësirë të përbashkët. Ditëve të fundit, në vëmendjen tonë është deponia e hirit në Komunën e Obiliqit, apo siç ditëve të fundit ka marrë epitetin ‘Liqeni i Maldiveve’”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, liqeni artificial në fshatin Lismir të Fushë Kosovës përpara ishte vend i mihjes së qymyrit nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe nga gropa e krijuar është krijuar liqeni artificial, që ditëve të fundit po quhet “liqeni i Maldiveve”.

“Niveli i faktorit pH që vlerësohet të jetë 12 është pothuajse si ‘domestos’, kurse afërsia me Lumin Sitnica nënkupton infektim të ujërave nëntokësore dhe helmimit të tokës përreth. Këto janë vetëm disa nga shqetësimet tona. Për më tepër, tek ky liqe mungojnë edhe rrethojat që do të pengonin afrimin e qytetarëve dhe shumë elemente tjera”, thuhet më tej.

“Ne nuk duam që bashkëqytetarët tanë të ngarendin spitaleve pas infektimit si rrjedhojë e kontaktit me këtë ndotje, dhe nuk duam që kafshët e shpezët të ngordhin aty, e as nuk duam që të mbjellim tokë të helmuar e të ushqehemi me materie kimike. E më e rëndësishmja nuk duam që fëmijët tanë të vdesin aty, as sot, as pas 100 viteve. Asnjëherë”.

Këto OJQ nëpërmjet nënshkrimit të këtij peticioni kërkojnë:

Urgjentisht, përreth liqenit, të vendosen shenja që informojnë këdo që afrohet se në liqe ka materie të rrezikshme dhe rrezikun që i kanoset në rast të kontaktit. Shenjat të jenë funksionale edhe për personat me probleme shikimi dhe/ose dëgjimi.

Urgjentisht, uji të ngjyroset me ngjyrë të zezë, me qëllim që të ulë interesimin e qytetarëve. Ngjyra të jetë e përshtatshme për ambientin.

Sa më parë, të vendosen rrethoja, min 10 metra nga vija e liqenit, në mënyrë që të pengohet kontakti i qytetarëve dhe gjallesave tjera me këtë liqe.

Urgjentisht, të krijohet një komision i përbërë nga ekspertë inxhinierë, kimistë, biolog, ambientalistë dhe fushave tjera relevante, që të analizojnë rrezikun dhe të propozojnë një zgjidhje afatgjate për këtë liqe. Propozimet të përfshijnë minimalizimin maksimal të rrezikut që i kanoset ambientit përreth.

T’i lejohet qasje shoqërisë civile të monitorojë nga afër tërë procesin e plotësimit të kërkesave tona.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori