Sot 8 viktima dhe mbi 500 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 5.780 testime për coronavirus, ndërsa 588 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup - 230, Tetovë - 101, Gostivar - 82, Kërçovë - 48, Dibër - 17, Ohër dhe Strumicë - nga 16, Kumanovë - 15, Strugë - 11, Manastir - 8, Kavadarci dhe Sveti Nikole - nga 6, Radovish dhe Berovo - nga 5, Veles dhe Valandovo - nga 4, Shtipi dhe Vinica - nga 3, Resnja dhe Makedonski Brod - nga 2, Prilep, Koçani, Demir Kapija dhe Pehçevo - nga 1.
Ministria informon se kanë ndërruar jetë tetë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 26 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 159.269, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, ndërsa 5.521 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (11 gusht) është 3.135./Telegrafi/




















































