Sophia Bush dyshohet se po divorcohet nga bashkëshorti i saj, Grant Hughes, pas vetëm 13 muajsh.

Aktorja e “One Tree Hill” thuhet se ka paraqitur kërkesën për divorc menjëherë pas përvjetorit të tyre të parë.


Sipas një burimi, ndarja është miqësore dhe dyshja po ruajnë një miqësi.

Screenshot 14 5 Foto: Shutterstock

“Sophia dhe Grant ishin miq për 10 vjet dhe u lidhën gjatë COVID-19”, tha burimi.

“Po vazhdojnë të mbesin miq të mirë”, vazhdoi burimi për revistën People.

Screenshot 15 5 Foto: Getty Images

Të njëjtit drejtojnë fondacionin ‘Bush Hughes’, i cili u krijua pas martesës së tyre dhe mbështet komunitetet në Tulsa të Olkahamës.

Më 11 qershor, në përvjetorin e martesës së tyre, Grant ndau një letër dashurie për gruan së bashku me disa fotografi të ditës së tyre romantike në Zyrën e Nëpunësit të Qarkut të Qytetit.

Screenshot 16 5 Foto: Instagram

“Çfarë viti i plotë, i bukur, dinamik, emocionues dhe i mbushur. Më pëlqen vërtet ta kaloj jetën me ty”, ai shkroi.

"Ka shtatë miliardë njerëz në këtë planet. Ti je e preferuara ime”, kishte shkruar më tej ai.

Screenshot 17 4 Foto: Getty Images

Sidoqoftë, akoma nuk ka një deklaratë zyrtare të çiftit rreth asaj që po flitet në tabloidet ndërkombëtare. /Telegrafi/