Sonte zhvillohet kuizi "Tap n’Sport", ku ju presin shpërblime të këndshme
Tap n’Sport, quizi interaktiv nga gjirafaVIdeo, me pyetje rreth sportit, rikthehet me edhe një natë natë interesante dhe shpërblime të mrekullueshme. Tap n’Sport fillon nga ora 20:00 dhe luhet live në gjirafaVideo. Kliko këtu për t’u regjistruar.
Bëhuni gati për një tjetër lojë të TapQuiz. Për adhuruesit e sportit, kjo lojë është shumë atraktive, pasi që 15 pyetje do t’i shpallin tre fituesit e shpërblimeve kryesore. E këto pyetje janë të gjitha nga sportet e ndryshme.
Vendi i parë fiton Trotinet CityBlitz Speed Vendi i dytë fiton Orë e mençur iGET Vendi i tretë fiton Parfum Hugo Boss
Tap n’Sport është quizi më i ri nga gjirafaVideo, të cilin e kanë sjellur kërkesat e shumta nga lojtarët e TapQuiz. Ky quiz tani ka ndryshime të reja dhe pozitive. Lojtarët tani nuk u përgjigjen 10 pyetjeve si më parë, por plot 15 pyetjeve. Këto pyetje ndahen në tre raunde. Raundi i parë është 50/50, ku pyetjet kanë dy opsione të përgjigjes: “e vërtetë” ose “e gabuar”. Në këtë raund lojtarët mund të fitojnë deri në 500 pikë.
Raundi i dytë quhet raundi “Klasik”, i cili është tashmë i njohur për lojtarët e TapQuiz: 5 pyetje me nga 4 alternativa, 1000 pikë maksimumi për pyetje.
Raundi i tretë është raundi që mund ta ndryshojë tërë lojën. Ky raund quhet “Bonus”, ku lojtarët u përgjigjen pyetjeve me 4 alternativa, e mund të fitojnë deri në 1500 pikë.
Regjistrohuni, në mënyrë që të jeni pjesë e Tap n’Sport. Ndiqni këto hapa për t’u regjistruar:
Hyr në GjirafaVideo.com
Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa
Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike
Shkoni LIVE TV
Klikon mbi videon e parë live – Tap n’Sport
Klikoni në “Hyr në quiz”, që gjendet poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi
Regjistrimi është i hapur, prandaj kliko këtu dhe regjistrohu për Tap n’Sport.







































