Sonte në Teatrin “Hadi Shehu”, jepet premiera e shfaqjes “Kjo është rinia jonë”

Gjatë muajit shkurt kasti i aktorëve të Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë, me vetëiniciativë kishin filluar provat për shfaqjen e tyre më të re e cila do të titullohet “Kjo është rinia jonë”.
E duket që tashmë provat për këtë shfaqje kanë përfunduar, dhe tanimë gjithçka është gati që kjo shfaqje, sonte me fillim nga ora 20:00 të shfaqet si premierë në skenën e Teatrit “Hadi Shehu”.
Duke qenë se kjo shfaqje është realizuar me vetëiniciativën e kastit të aktorëve të Teatrit të Gjakovës, e veçanta e kësaj shfaqjeje është vënia në qendër e interpretimit dhe bashkëpunimit të aktorëve në skenë.
“Kjo është rinia jonë” është një shfaqje e cila fuqishëm dëshiron të pasqyrojë dilemat e të rinjëve në një kohë materializmi dhe ndryshimesh të mëdha shoqërore.
Tutje bëhet e ditur që në rolet kryesore të kësaj shfaqjeje do të jenë aktorët Besfort Berberi, Arbies Komoni, dhe Vlora Dërvishi. /Telegrafi/


















































