LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Telegrafit: Mbi 70 për qind e qytetarëve pro heqjes së taksës ndaj Serbisë

Sondazhi i Telegrafit: Mbi 70 për qind e qytetarëve pro heqjes së taksës ndaj Serbisë

Njoftimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për ta hequr taksën 100 për qind për lëndën e parë të produkteve nga Serbia dhe Bosnja, ka nxitur reagime të shumta.

Shumë nga akterët politik në Kosovë këtë hap të Kurtit e kanë cilësuar si tentim për prishje të raporteve të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, siç janë SHBA-të dhe BE-ja.

E pro heqjes së taksës në një sondazh të bërë nga Telegrafi, ku kanë marrë pjesë mbi 15 mijë votues, rreth 70 për qind e qytetarëve kanë qenë pro heqjes së saj.

Ndryshe, kryeministri Kurti një ditë parë në Kuvendin e Kosovës tha se taksa e vendosur ka pasur efekt në ndalimin e shkëmbimit të territoreve, por jo edhe efektin ekonomik në të mirë të vendit.

E vendimin e tij për ta hequr një pjesë të taksës, e ka kundërshtuar edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Grenell deklaroi se qëndrimi i SHBA-ve karshi kësaj teme është i qartë, dhe se taksa duhet të largohet tërësisht. Ai madje tha se Kurti me vendimin e tij është duke bërë gabim shumë serioz.

Heqjen e plotë të tarifës e ka kërkuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se taksa duhet të hiqet ashtu siç po kërkon SHBA-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori