LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Pyper: Rreth 43% e qytetarëve nuk e përkrahin grevën e SBASHK-ut

Sondazhi i Pyper: Rreth 43% e qytetarëve nuk e përkrahin grevën e SBASHK-ut

Me qëllim të matjes së perceptimit të qytetarëve, Pyper ka realizuar sondazhin “Greva në arsim” në të cilin kanë marrë pjesë 1,100 respondentë nga 29 komunat e Kosovës.

Në këtë sondazh, 42.78 për qind e pjesëmarrësve nuk e përkrahin aspak kërkesën e mësimdhënësve për grevë, 27.79 për qind e respondentëve janë shprehur se përkrahin pjesërisht kërkesën e mësimdhënësve, ndërsa 29.43 për qind prej tyre e përkrahin plotësisht kërkesën.

“Ky opinion është reflektuar edhe në pyetjen nëse mësimdhënësit paguhen mjaftueshëm, ku 56.04 për qind e respondentëve janë shprehur se ata paguhen mjaftueshëm. Po ashtu, shumica e qytetarëve besojnë se greva në arsim ndikon negativisht te nxënësit/studentët, gjegjësisht, 84.11 për qind e pjesëmarrësve besojnë se ndikimi i grevës tek nxënësit/studentët është negativ, e këtij rezultati i shtohet edhe fakti se 38 për qind e respondentëve që kanë marrë pjesë në sondazh janë nxënës ose studentë”, thuhet në sondazhin e Pyper, përcjell Telegrafi.

Pagat e mësimdhënësve në rajon, krahasuar me Kosovën [Infografikë]
Lexo po ashtu Pagat e mësimdhënësve në rajon, krahasuar me Kosovën [Infografikë]

Në sondazh thuhet se qytetarët janë shumë të ndarë sa i përket zgjidhjes për grevën në arsim. Rezultatet tregojnë që 42.87 për qind mendojnë se qeveria duhet t’i pranojë të gjitha kushtet e SBASHK-ut për rritjen e koeficientit të pagave kurse 38.51 për qind mendojnë se qeveria nuk duhet t’i pranojë kërkesat e grevistëve.

22 për qind e pjesëmarrësve në këtë sondazh janë nga Prishtina, 11 për qind nga Peja, 8.37 për qind nga Prizreni, etj. Nga e gjithë mostra, rreth 46 për qind e respondentëve i përkasin grupmoshës 21-30 vjeç.

Pagat e mësimdhënësve pas propozimit për rritje nga kryeministri Haradinaj, SBASHK-u nuk pranon rritjen 8-10 për qind [Infografikë]
Lexo po ashtu Pagat e mësimdhënësve pas propozimit për rritje nga kryeministri Haradinaj, SBASHK-u nuk pranon rritjen 8-10 për qind [Infografikë]

Pyper është platformë e avancuar teknologjike që ka për qëllim grumbullimin dhe hulumtimin e të dhënave në mënyrë profesionale dhe matjen e opinionit publik me qëllim që t’i jepet fuqi shprehjes së lirë të mendimit.

Regjistrimi në Pyper bëhet pasi të shkarkohet aplikacioni në telefonat e mençur me sisteme operative iOS ose Android dhe pas regjistrimit respondentët mund të marrin pjesë në sondazhe.

Të regjistruarit kanë mundësinë të marrin pjesë në sondazhe të cilat janë atraktiv dhe përfshijnë një gamë të gjerë të sferave jetësore. Për secilin sondazh të plotësuar, ekziston mundësia e fitimit të bonuseve të cilat vijnë në formë të “rollers” që mund të konvertohen në mbushje telefonike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori