LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 69% e qytetarëve mendojnë se Gjykata Kushtetuese është e anshme

Sondazhi nga Pyper: 69% e qytetarëve mendojnë se Gjykata Kushtetuese është e anshme

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për perceptimin që ata kanë për Gjykatën Kushtetuese dhe për vendimin e pritshëm në lidhje me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në sondazh [69%], Gjykatën Kushtetuese e konsiderojnë të njëanshme, 14 të pa anshme derisa 28% nuk kanë opinion.


38% e qytetarëve presin që Gjykata Kushtetuese ta shpallë të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, 33 % mendojnë se vota do të shpallet  e vlefshme, derisa 29% e tyre nuk kanë opinion për këtë çështje.

Për 65% të qytetarëve të anketuar vota e Arifit është e pavlefshme, 11% mendojnë se vota e deputetit në fjalë ishte e vlefshme, derisa 24% nuk kanë opinion.

44% e të anketuarve mendojnë se nëse vota e Arifit shpallet e pavlefshme, vendimet e Qeverisë Hoti do të shfuqizohen, 22% mendojnë se vendimet nuk preken derisa pjesa tjetër e qytetarëve nuk kanë opinion për këtë çështje.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Kalo në kategori