LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 54% e respodentëve e preferojnë Vjosa Osmanin në pozitën e presidentes

Sondazhi nga Pyper: 54% e respodentëve e preferojnë Vjosa Osmanin në pozitën e presidentes

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me iniciativën e Vjosa Osmanit pas distancimit nga LDK-ja.

Rreth 73% e respodentëve e shohin si veprim pozitiv distancimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja. Rreth 11% e qytetarëve largimin e Vjosës nga LDK-ja e shohin si veprim negative ose shumë negative. 16% e qytetarëve nuk kanë as qëndrim as pozitiv e as negativ ndaj Vjosës pas largimit nga LDK.


Rreth 75% e qytetarëve që kanë apo jo preferenca partiake, do ta favorizonin Vjosa Osmanin para LDK-së, rreth 15% favorizojnë më shumë LDK-në se Vjosën, derisa 10% e pjesëmarrësve në sondazh nuk favorizojnë as LDK-në e as Vjosa Osmanin.

41% e pjesëmarrësve në sondazh do ta preferon bashkimin e Vjosa Osmanit në Vetëvendosje, 37% do ta preferonin që Vjosa të krijonte parti të re , derisa 22% e respodentëve asnjërin nga opsionet e mësipërme.

Mbi gjysma (54%) e të anketuarve do ta preferonin që Vjosa Osmani të bëhej presidente.

Vjosën kryeministre e duan 10% të pjesëmarrësve në sondazh, 13% e duan krye parlamentare, 8% ministre të ndonjë dikasteri derisa 15% e qytetarëve nuk duan ta shohin Vjosën në asnjërin nga postet e mësipërme.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori