LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 39 për qind e qytetarëve mendojnë se pandemia do të ndikojë që në zgjedhjet e Podujevës të ketë më pak votues

Sondazhi nga Pyper: 39 për qind e qytetarëve mendojnë se pandemia do të ndikojë që në zgjedhjet e Podujevës të ketë më pak votues

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Qytetarët në këtë sondazh janë pyetur për zgjedhjet lokale dhe preferencat e qytetarëve për kandidatët për kryetarë të komunave.

Pjesa më e madhe e të anketuarve [33%] nuk shohin ndonjë dallim nëse më i dobishëm është kandidati që i takon partisë në pushtet, opozitë apo i pavarur.


62% e të anketuarve mendojnë se qytetarët në zgjedhjet e ardhshme komunale do të votojnë kandidatin e ndonjë partie që nuk ka fituar në zgjedhjet e kaluara, derisa 38% mendojnë se qytetarët do të votojnë kandidatin e partisë fituese.

Më shumë se gjysma e qytetarëve [61%] mendojnë se kandidatët me profil akademik do të jenë më të suksesshëm në postin e kryetarit të komunës. 12% preferojnë që kryetarët e komunave të jenë nga bota e biznesit derisa 8% e qytetarëve  mendojnë se kryetari duhet të ketë profil patriotik.

39% e qytetarëve mendojnë se situata aktuale me coronavirus do të ndikojë në daljen e qytetarëve në zgjedhje, 37% nuk mendojnë se COVIDI do të ketë efekt në numrin e votuesve, derisa 24% e qytetarëve nuk e dinë nëse coronavirusi do të ketë impakt në zgjedhje.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori