LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi: Gati dy të tretat e amerikanëve thonë se rrjetet sociale i përçajnë njerëzit

Sondazhi: Gati dy të tretat e amerikanëve thonë se rrjetet sociale i përçajnë njerëzit

Shumica e amerikanëve pranojnë se përdorin rrjetet sociale të paktën një herë në ditë, por ata gjithashtu besojnë se platforma si Facebook dhe Twitter po bëjnë më shumë për të përçarë kombin sesa për ta bashkuar atë, thuhet sipas rezultateve të reja të bëra nga sondazhi më i fundit kombëtar i NBC News.

Në përgjithësi, 66 përqind e të rriturve thonë se përdorin rrjetet sociale një herë në ditë ose më shumë, përkundrejt 33 përqind që thonë se nuk i përdorin.

Shifrat janë në thelb të pandryshuara nga kur sondazhi bëri të njëjtën pyetje në 2018 dhe 2019.

Por 64 përqind e amerikanëve mendojnë se platformat e rrjeteve sociale bëjnë më shumë për të përçarë, dhe kjo përfshin shumicën e republikanëve (77 përqind), të pavarur (65 përqind) dhe demokratë (54 përqind), si dhe shumicën e të bardhëve (70 përqind), latinët (56 përqind), të rriturit e rinj (61 përqind) dhe të moshuarit (71 përqind).

Në të kundërtën, vetëm 27 përqind e të gjithë të rriturve besojnë se këto platforma bëjnë më shumë për t’ibashkuar njerëzit.

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori