LAJMI I FUNDIT:

Sondazh nga Pyper: Qytetarët tregojnë se kë konsiderojnë përgjegjës kryesor për rrëzimin e mundshëm të qeverisë

Sondazh nga Pyper: Qytetarët tregojnë se kë konsiderojnë përgjegjës kryesor për rrëzimin e mundshëm të qeverisë

Aktualisht Kosova po përballet me një pandemi globale e cila po shkakton probleme në vete. E për të përkeqësuar edhe më shumë situatën, së fundmi është iniciuar edhe mocioni për mosbesim që mund të rezultojë në rrëzimin e qeverisë.

Andaj, për të kuptuar më mirë se çka po mendojnë qytetarët rreth gjendjes aktuale, Pyper ka realizuar një sondazh përmes një mostre jo të rastësishme. Në këtë sondazh kanë marrë pjesë rreth 1450 persona (të dhënat më të hollësishme rreth mostrës mund t’i gjeni në fund të këtij raporti).

Të dhënat e sondazhit kanë treguar se gati gjysma e pjesëmarrësve e mbështesin vendimin e kryeministrit Kurti sa i përket shkarkimit të Agim Veliut nga posti i tij si ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Më saktësisht, 48.66% e kanë konsideruar vendimin rreth shkarkimit si të drejtë. Në anën tjetër, rreth ¼ e pjesëmarrësve e konsiderojnë këtë vendim si jo të drejtë.

Më tej, vlen të theksohet se edhe inicimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë ka marrë reagime të ndryshme. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve (49.04%) e konsiderojnë vendimin e Isa Mustafës për inicimin e mocionit të mosbesimit si shumë të paarsyeshëm, e në skajin e kundërt të këtij mendimi gjenden rreth 1/5 e pjesëmarrësve, më saktësisht 21.03% që e konsiderojnë këtë si shumë të arsyeshëm.

Veç kësaj, përgjegjësi kryesor për rënien e mundshme të qeverisë konsiderohet LDK-ja nga 38.22% e pjesëmarrësve, duke u pasur nga presidenti i Republikës së Kosovës (24.43%) dhe LVV-ja (22.60%) që po konsiderohen po ashtu përgjegjës.

Po ashtu, arsyeja kryesore për tentim të prishjes së koalicionit LVV-LDK konsiderohet të jetë shkarkimi i ish-ministrit Veliu (29.49%) duke u pasuar nga mos-heqja e taksës përkundër presionit amerikan (26.88%), ndikimi i presidentit Thaçi (24.69%) si dhe mospajtimi rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend (5.67%).

Gjithashtu, vlen të ceket se pjesëmarrësit e sondazhit mendojnë se në qoftë se shkarkohet qeveria, vendi përsëri do të shkoj në zgjedhje të reja (57.33%) për dallim prej atyre që mendojnë se nuk do të ketë zgjedhje të reja (16.93%).

Njëkohësisht, përveç shkarkimit të ish-ministrit Veliu dhe inicimit të mocionit të mosbesimit është e rëndësishme të theksohet edhe pikëpamja e pjesëmarrësve sa i përket të shumëpërfolurës gjendje e jashtëzakonshme. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve (48.63%) e konsiderojnë si të paarsyeshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Ndërkaq një përqindje më e vogël (34.13%) e konsiderojnë shpalljen e një gjendje të tillë si të arsyeshme. /Telegrafi/

Pjesëmarrësit sipas gjinisë:

Meshkuj  (49.19%)

Femra      (50.81%)

Pjesëmarrësit sipas grupmoshës:

16 – 25 vjeç (54.82%)

26 – 35 vjeç (31.39%)

36 – 45 vjeç (8.59%)

46 – 65 vjeç (5.21%)

Pjesëmarrësit sipas komunave:

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori