David De Gea mund të largohet nga Manchester United gjatë këtij afati kalimtar veror.

Portieri spanjoll ka refuzuar kontratën e re të klubit anglez dhe e ardhmja e tij është në kryeqytetin francez Paris.


Paris Saint Germain është skuadra që pritet ta transferoj De Gean, pasi ka gati 60 milionë euro për të.

United ka pranuar largimin e lojtarit pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2020 dhe nuk dëshiron ta humbas atë pas fituar asnjë para.

GettyImages 1136278609 Sergio Romero. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Por Daily Mail ka raportuar se edhe në rast largimit të De Geas, United nuk do të transferojë një portier të ri.

Gjithnjë sipas Daily Mail, trajneri norvegjez i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer do t’ia besojë fanellën numër një portierit argjentinas Sergio Romero.

32-vjeçari ka katër vite që është pjesë e Unitedit dhe asnjëherë nuk ka mundur ta rivalizojë De Gean.

Në katër vite qëndrim në Old Traford, Romero ka zhvilluar 44 ndeshje ku në 27 prej tyre e ka mbajtur portën e pa prekur. /Telegrafi/

telegrafi sport app