Santiago Solari ka folur pas barazimit të Real Madridit në udhëtim te Villarreali.

Mbretërit ishin në epërsi ndaj Villarrealit, por morën një gol në fund të ndeshjes dhe në fund u desh të kënaqen me një barazim 2-2.


Megjithatë, sipas trajnerit Solari, skuadra e tij e humbi fitoren ndaj duart, por ndikim pati edhe largimi i Gareth Bale, si i lënduar.

"Ne patëm fitore në duart tona dhe duhej të vrisnim ndeshjen, por ata u kthyen dhe morën barazimin," ka thënë fillimisht Solari pas ndeshjes.

KarimBenzemaVillarreal e1546553910571 Largimi i Bale ndikoi në rezultat, sipas Solarit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Ata kërkuan shumë, luajtën në shtëpi dhe kishin nevojë për pikë".

"Largimi i Gareth Bale pati ndikim të madh në lojën tonë dhe na kushtoi".

"Ai kishte një problem dhe ne e humbëm atë avantazh kundërsulmues, pasi Bale është një specialist i asaj loje".

"Ju e keni parë atë që ndodhi - ai mori një goditje dhe ndjeu diçka dhe nuk ishte në gjendje të vazhdojë ndeshjen", përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

telegrafi sport app