LAJMI I FUNDIT:

Solaborate lanson matjen e të dhënave në kohë reale

Solaborate lanson matjen e të dhënave në kohë reale

Solaborate ka lansuar përdorimin e matjes së të dhënave në databazën e memories. Kjo është bërë me qëllim që profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë t’ju ofrojë një pikë qendrore për të bashkëpunuar dhe kuptuar më mirë sesi përdoruesit veprojnë me përmbajtjen në kohë reale.

Solaborate platforma e parë sociale e bashkëpunimit e dedikuar enkas për ekosistemin e teknologjisë sot (e enjte) e bëri publike lansimin e matjes së të dhënave me qëllim që profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë t’ju ofrojë një pikë qendrore për të bashkëpunuar dhe kuptuar më mirë sesi përdoruesit veprojnë me përmbajtjen në kohë reale. Solaborate më 22 tetor 2013 3 lansoi versionin publik beta duke u lejuar përdoruesëve që të regjistrohen dhe ta testojnë platformën e saj, pasiqë vitin e kaluar ka njoftuar se ka arritur të mbledh 1 milion dollarë amerikanë si fonde bazë. Solaborate u ofron profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë fuqinë që më mirë ti drejtojnë dhe mbështesin produktet dhe shërbimet që ata i ofrojnë duke ofruar mjete dhe shërbime produktive në një vend qendror – jo vetëm për tu lidhur por edhe për të bashkëpunuar në kohë reale. Është një mënyrë e re që tech ekosistemi të bëhet më produktiv. Pamarrë parasysh nëse përdoruesi është duke e shpërndarë udhëzuesin si të, duke demonstruar produktin, videon, blogun, lajme nga teknologjia apo çfarëdolloj përmbajtje tjetër në Solaborate, përdoruesit duan ti kuptojnë postimet që kanë rëndësi për audiencën duke i pasuruar ato biseda me matje domëthënëse të të dhënave.

Matja e të dhënave nga Solaborate ofron mbledhjen anonime të statistikave nga pëlqimet, shpërndarjet, komentet, demografitë, trendet dhe shumë të tjera gjithnjë në kohë reale. Matja e të dhënave nga Solaborate iu ndihmon profesionistëve që ta përmirësojnë praninë sociale përmes sistemit të sofisktikuar të regjistrimit për të matur ndikimin e tyre profesional dhe social dhe për të ngritur kredencialet e tyre. Edhe kompanitë dhe produktet e shërbimet e tyre i kanë këto mundësi në mënyrë që komuniteti i teknologjisë të mund të masë dhe kontribuoj në praninë e tyre sociale në treg. Ky shërbim iu ndihmon kompanive në ekosistemin tech që ta masin dhe ta shënojnë ndikimin e tyre kundrejt konkurrentëve në treg, duke iu ndihmuar që të dallohen prej të tjerëve.

“Ne e kuptojmë se është mjaft e vështirë për tu përmirësuar nëse nuk mundeni të matni aktivitetin tuaj dhe për këtë aryes ne u ofrojmë përdoruesëve matjen e të dhënave që t’ju ndihmoj në matjen e performacës së profilit të tyre personal si dhe të profilit të kompanisë, produkteve dhe shërbimeve në kohë reale”, thotë Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO i Solaborate.


Solaborate është një rrjet social që u dedikohet profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë të lidhen, bashkëpunojnë dhe të zbulojnë mundësi, të krijojnë një ekosistem përreth produkteve dhe shërbimeve. Solaborate iu ofron profesionistëve të teknologjisë një vend qendror me mjetet dhe shërbimet e duhura për bashkëpunim në kohë reale, dhe të jenë më produktiv.

Videoja mbi risitë në Solaborate: https://www.youtube.com/watch?v=plDuinOL8hs

Athene Prosjektledelse nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.